Laboratori i drogës në Xibrakë dhe langoi Balla

Partia Demokratike reagoi dje ndaj shpifjeve dhe trillimeve të Edi Ramës të fabrikuara përmes deputetit të tij Taulant Balla. Në një reagim për mediat, PD deklaroi se Balla sot duhet të ishte përballë drejtësisë për shkak të lidhjeve të tij me trafikun e drogës si dhe laboratorin e kokainës të zbuluar në Xibrakë.
“Shpifësi i çertifikuar zyrtarisht, T. Balla, kreu dhe sot shërbimin e langoit për shefin e tij, duke sulmuar opozitën me trillime e gënjeshtra siç di ai. Ky abuzues me pushtetin, ky bastun i Edi Ramës që e ka emrin pas qindra emërimeve në administratë e poste kyçe, në tatime e dogana, në burgje e në komisione, që e ka emrin pas dhjetëra tenderave, pas dhjetëra licencimeve, që ka emrin pas shumë vjedhjeve që i bëhen sot parave të shqiptarëve, lehu dhe sot aty ku mbllaçit çdo ditë llokmat e korrupsionit.
Një drejtësi larg kontrollit të Edi Ramës do ta kishte vënë atë para ligjit, për shumë afera, për lidhjet e tij kriminale, për trafikun e laboratorit të drogës, si ai i Xibrakës. Kakaris ky shpifës sot, pikërisht se padroni i tij ka në dorë drejtësinë. Partia Demokratike dhe qytetarët e vendit do të luftojnë dhe po luftojnë për të sjellë në vend pikërisht drejtësinë që bën drejtësi, që çon aty ku e kanë vendin të korruptuarit si T. Balla”, thuhet në reagimin e PD.

Artikulli paraprakShkrirje e Parlamentit, nuk e meriton të vazhdojë edhe një ditë të vetme
Artikulli tjetërGrusht shteti i mazhorancës, kundër zbatimit të Kushtetueses, nuk dorëzon dy deputetët