PD, Alibeaj prezanton kandidatin për Sarandën, Kampionin Skënder Muço

Takimi i kandidatit për Kryetar të Bashkisë Sarandë Skënder Muço, së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Enkelejd Alibeaj dhe deputetin e Qarkut Vlorë Arbi Agalliu!

Skender Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not dhe një nga figurat më të nderuar të Sarandës do të garojë për bashkinë e skajit jugor të vendit.

Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar, gjë që e bën atë një kandidat potencial për bashkinë.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.

Skender Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike, si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak.

Artikulli paraprakBardhi në Vaun e Dejës: Mbështes Kryesinë e Degës, për 4 vjet Bashkia është marrë peng nga Tom Doshi
Artikulli tjetërBejko e nis ditën me Fatos dhe Anila Hoxhen, ish zyrtarë të PD: Fushata e PD për dhe me njerëz tē ndershëm.