Pas reagimit të opozitës, lirohen 14 protestuesit e arrestuar

14 protestuesit e arrestuar janë liruar pas reagimit të opozitës. Ditën e sotme nje grup qytetarësh dhe aktivistësh u morën zvarrë nga forcat e rendit dhe u dërguan në komisariat. Ngjarja ndodhi në mes të sheshit “Skënderbej’ ku edhe gratë dhe gazetarët nuk i shpëtuan forcës së uniformës së Policisë ndërsa kishin dalë në një tubim në kuadër të ‘Ditës së Europës’.

Burime bëjnë me dije se 14 personat e ndaluar janë liruar pas disa orësh, ndërsa ngjarja u bë temë kryesore e ditës ku u pasua me reagime të forta nga Presidenti i Republikës, kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetarja e LSI-së, Avokati i Popullit etj.

Për dhunën policore shkruajti edhe “Zëri i Amerikës” ku përmes një artikulli të gjatë përmblidhte ngjarjen si dhe reagimet publike, ndërsa aktivistët u dëgjuan brenda komisariatit të ulërisnin se 14 persona po mbaheshin brenda në qeli.

peotest

protest

Artikulli paraprakBardhi: Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministri, nesër publikojmë provat
Artikulli tjetërBasha: Dështimi i Ramës me integrimin nuk mund të maskohet pas thirrjeve hipokrite