Pas letrës së Trump e vizitës së Pence, Erdogan ndalon sulmin në veri të Sirisë

Presidenti amerikan Trump përmes një postimi të shkurtër të rrjetet sociale ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me Presidentin e Turqisë për armëpushim.

Ai ka falenderuar reagimin e Erdogan duke shtuar se do të shpëtohen mijëra jetë.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë marrë vesh për një armëpushim të menjëhershëm në pjesën veriore të Sirisë.

Ky armëpushim do të zgjasë për 120 orët e ardhshme, raporton televizioni informativ gjerman N-TV.
Lajmin e ka kumtuar nënpresidenti i Amerikës, Mike Pence.

Ai po qëndron në Ankara, ku sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi vjen pasi shefi i Pence, Donald Trump, e porositi Erdoganin të mos bëhet “budalla” dhe të mos kryejë masakër ndaj kurdëve në Siri

Artikulli paraprakIkën tualeti nga fshati dhe mbrapa le shkretëtirë. Priten pyjet, merret uji, shkatërrohet rruga nga…
Artikulli tjetërHaradinaj rrëfen skenarin, Rama-Thaçi-Vuçiç për grabitjen e 10 miliardë eurove të Trepçes