Pas denoncimit të ish-Kryeministrit Berisha për dy të zhdukurit në Shkodër, reagon policia

Një ditë më parë ish-Kryeministri Berisha denoncoi zhdukejn e dy personave, dajë dhe nip prej rreth një jave në Shkodër. Ata janë Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij, Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës.
Pas denoncimit të Berishës në Facebook, ka reaguar edhe policia e Shkodrës duke pranuar zhdukjen e tyre pa gjurmë.
Njoftimi i policisë
“Më datë 24.8.2018 ora 12:00, shtetasja Merita Mollaj, e datëlindjes 29.02.1980, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, i datëlindjes 11.09.1971, me arsim 8 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, thuhet në denoncimin e regjistruar për Agron Mollajn.
Katër orë më pas ka qenë bashkëshortja e Gëzim Hysajt që ka denoncuar edhe ajo zhdukjen e 56-vjeçarit.
“Më datë 24.08.2018 ora 16:00, shtetasja Saimira Hysaj, e datëlindjes 02.10.1973, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, i datëlindjes 08.05.1962, me arsim 12 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, thotë më tek komunikata e brendshme e policisë së Shkodrës.

Artikulli paraprakKur Rama i kërkonte Nanos të pranonte planin e Millosheviçit për Kosovën
Artikulli tjetërReagimi/ Presidenti i Shqipërisë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës