Pas arrestimit, ish-ministri polak nis grevë urie: Jam i burgosur politik

Mariusz Kaminski, një ish-ministër i brendshëm polak i cili u arrestua dje, tha në një deklaratë këtë të mërkurë se ai ishte një “i burgosur politik” dhe po fillonte një grevë urie.

Kaminski dhe ish-zëvendësi i tij, Maciej Wasik , të dy anëtarë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, u dënuan për shpërdorim të pushtetit për veprime të ndërmarra në vitin 2007.

Dje, çështja e tyre mori një kthesë dramatike pasi dy politikanët u strehuan në pallatin e presidentit Andrzej Duda përpara se të arrestoheshin.

Kujtojmë se policia polake arrestoi dje dy politikanë të dënuar për shpërdorim detyre, të cilët ishin strehuar në pallatin e presidentit, Andrzej Duda .

Kryeministri i vendit, Donald Tusk , tha se presidenti po pengonte drejtësinë duke u dhënë strehim të kërkuarve, raportoi Associated Press.

Mosmarrëveshja përqendrohet në dy anëtarë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, ish-ministrin e brendshëm Mariusz Kamiński dhe ish-zëvendësin e tij Maciej Wasik , të cilët u akuzuan për shpërdorim të pushtetit për veprimet e ndërmarra në vitin 2007 dhe u dënuan në dhjetor me dy vjet burg. Ata këmbëngulin se janë të pafajshëm. Gjykata lëshoi të hënën urdhër që policia t’i dorëzonte ata në burg.

Artikulli paraprakFshehu dënimin në Greqi/ Mbahet sot në GJKKO gjyqi për kryebashkiakun e Kuçovës, Hajdari
Artikulli tjetërIsh-drejtori i MEICO deklaratë për “Gërdecin”: Forcat e Armatosura janë përgjegjëse