Paralizohet Kadastra/ 26 mijë qytetarë pa shërbim, “mal” me dosje dhe rritje të tarifave, drejtoritë që shkrihen

Shërbimi te Kadastra është paralizuar prej disa ditësh. Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë të ditur se numri i qytetarëve që presin të marrin shërbim ka arritur në 25 822 dhe pritet që shifra të rritet edhe më shumë në kushtet kur institucioni ka dalë jashtë funksionit.

Vetëm gjatë 4 ditëve të fundit listës i janë shtuar rreth 3 mijë qytetarë të cilët presin të marrin shërbim për regjistrimin e pronave, vërtetime apo aplikime të ndryshme. Ndërsa nga Kadastra nuk iu jepet asnjë shpjegim.

Mësohet se funksionimi kaotik është shkaktuar edhe nga nisja e një procesi strukturimi brenda Kadastrës gjë që ka sjellë si pasojë nxjerrjen e sporteve jashtë loje.

Kështu Tirana Jug dhe Tirana Rurale 2 do të shkrihen në një drejtori, ndryshe nga sa funksionojnë aktualisht të ndara.

Po ashtu Kadastra e Durrësit, Kavajës dhe Krujës do të jenë së bashku.

Gjithashtu, Korça, Devolli dhe Kolonja do të funksionojnë si një drejtori e vetme.

Si hap i dytë është parashikuar krijimi i një institucioni të ri që do të quhet Drejtoria e Regjistrimit të Pronës Shtetërore, në varësi të Dallëndyshe Bicit, drejtore e Kadastrës.

Ky proces strukturimi do të sjellë largimin e 55 punonjësve, ndërsa tarifat e shërbimit do të rriten me 40%.

Artikulli paraprakNë ankth për Ballkanin/ SHBA merr vendimin: Nuk do tolerojmë destabilizimin dhe korrupsionin!
Artikulli tjetërDëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore: Si i identifikuam eshtrat e tre ish-gjeneralëve të lartë të gjetura në një gropë, mes tyre edhe ish-ministri…