Paralajmërimi i Berishës, Kulluri: Greva e urisë kundër SPAK, qesharake

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri tha se Partia Demokratike nuk ka një marrëdhënie të mirë me grevat e urisë dhe në pjesën më të madhe të rasteve ose nuk kanë funksionuar, ose kanë rezultuar në qesharake.

Ai theksoi se e vetmja grevë serioze e PD-së ka qenë ajo e shkurtit të vitit 1991, pra greva e studentëve.

“Këtu ka pasur vetëm një grevë urie të suksesshme 32 vite. E vetmja grevë parimore urie që është bërë ndonjëherë është greva e studentëve në shkurtin e vitit 1991.

Këtu grevë për SPAK-un, grevë për pallate, grevë për vulën, grevë për karrigen e kreut të PD-së dhe kryetaren e grupit parlamentar, nuk funksionon, as greva e ‘hapni kutitë’ nuk funksionoi me Partinë Socialiste, u bë qesharake, u kthye si piceri.

Mua me vjen keq ta them, por janë dy greva të cilat I ka dhunuar në mënyrën më të turpshme dhe kundër komplet interesit të saj elektoral dhe politik, ka qenë greva nga të cilët janë nxjerrë prej leckash jashtë, ish-të persekutuarit e vitit 94’ dhe ish-pronarët po në vitin 94’.

Partia Demokratike ka një marrëdhënie jo aq të mirë me grevat, përveç grevës së vitit 91’ të studentëve,” – u shpreh Kulluri  në një intervistë për Euronews Albania.

Artikulli paraprakVendimi i Gjykatës për Statutin e 2 shtatorit, përfaqësuesi i PD: Nuk ndryshon asgjë
Artikulli tjetërPD, Mirela Karabina: Vendimi i sotëm i Gjykatës provoi se Lulzim Basha është kryetar i PD-së