“Panë shtrembër” Ramën në lokal – Tre të miturit u mbajtën 6 orë në komisariat

Tre të mitur u shoqëruan ditën e djeshme në polici, pasi janë ndeshur në ambientet e një lokali me kryeministrin Edi Rama. Situata është denoncuar nga të afërmit e të miturve. Këto të fundit kanë qenë duke ndenjur në një lokal në zonën e ish-bllokut, kur është futur Rama në lokal, të rinjtë nuk e kanë përshëndetur dhe as nuk i kanë buzëqeshur kryeministrit kur ai ka kaluar pranë tyre.

Polici me numrin ‘36912’ ka konfirmuar në telefon të afërmit e një prej të miturve të shoqëruar, se arsyeja e ndalimit të tyre është se e kanë parë shtrembër kryeministrin dhe po shoqërohen me urdhër të tij.

Mësohet se pasi tre të miturit kanë parë shtrembër kryeministrin, ai ka njoftuar shoqëruesin e tij. Ky i fundit ka njoftuar policinë që i ka ndaluar të rinjtë dhe iu ka kërkuar të dhënat dhe kontaktet e prindërve. Të rinjtë nuk kanë pranuar t’i japin, kështu policia në ambientet e lokalit ka ushtruar kontrolle për hashash, me qëllim justifikimin e ndalimit të të rinjve. Sipas informacioneve të rinjtë janë mbajtur rreth 6 orë në polici dhe më pas janë lënë të lirë.

Artikulli paraprak“Refuzoi të firmosë fletëthirrjen”- Shtyrja e gjyqit ndaj Sali Berishës, GJKKO tregon arsyet: Nuk u paraqit as në gjykatë! Ja kur do të zhvillohet seanca e radhës
Artikulli tjetërRritje e gatishmërisë ndaj kërcënimeve bërthamore të Kim Jong Un, SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitjen e madhe ushtarake