Pampuri: Veliaj u mohon pronarëve të ligjshëm të drejtën mbi pronën

Deputetja e Tiranës, Orjola Pampuri denoncoi kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, i cili u mohon pronarëve të tokës tek Pallati i Kulturës të drejtën e fituar që në ‘95-ën për të shitur libra në pronën e tyre. Bashkë me 2 pronarët e dëbuar nga prona dhe me kreun e këshilltarëve demokratë, deputetja Pampuri vuri në dukje se në të njëjtën zonë Erion Veliaj ka parashikuar shitje librash jo nga pronarët, por nga klientët e vet. “Sot përballemi me një padrejtësi, me atë të cilën shteti ndryshe bën show dhe ndryshe vepron me padrejtësinë kundrejt pronarëve të ligjshëm. Në krah kam dy pronarë, zotin Gëzim Kerni dhe zonja Suzana Bardhoshi, të cilët, të dy bashkë, kanë një pronë e cila daton që në vitin 1940 dhe në vitin 1995 kanë marrë të drejtën nga Bashkia për të ushtruar biznesin e tyre, në një kioskë, për të shitur libra dhe gazeta. Ata punojnë së bashku dhe janë të vetëpunësuar brenda ligjit. Prej dy ditësh, enden rrugëve për të gjetur të drejtën si pronarë të ligjshëm. Kanë një tokë që është e tyre, sikurse edhe një pjesë e Pallatit të Kulturës, e cila i është marrë dhe shteti e shfrytëzon, duke e dhënë me qira personave të tjerë dhe këta zotërinj nuk marrin asgjë, as qira. Përveç kësaj, sot gjenden të brakstisur, të larguar dhe të palajmëruar për të zhvendosur kioskën e tyre të cilën e përdornin për të jetuar. Zonja është invalide dhe sot përballet në vështirësi financiare, sepse merr një pension prej 6300 lekësh të reja. Zotëria është i papunë, mamanë e zonjës e cila jeton edhe ajo me një pension shumë të vogël, dhe ka një kredi shumë të madhe, të cilën e kanë marrë për të blerë libra, të cilat i tregtonin në kioskën në të cilën hiqet pa një lajmërim paraprak dhe këta persona janë pronarë edhe të tokës prej 172 m2 në të cilën është parashikuar të bëhet një book garden siç e quan Kryetari i Bashkisë, por në atë zonë do të vendosen të gjithë klientët, miqtë e Kryetarit të Bashkisë, por një kioskë për të cilën këta dy zotërinj kanë bërë kërkesë për të patur vendin për të shitur përsëri libra që i kanë shitur për 23 vjet me radhë, nuk kanë mundësi ta kenë aty. Kjo është një padrejtësi që i bëhet shqiptarëve, pronarëve. Partia Demokratike, unë si deputete e Tiranës do të jem në krah të tyre dhe nuk do të lejoj që disa persona të mos kenë vendin e tyre. Ata jo vetëm që duhet të kenë një vend për të shitur librat e tyre, madje duhet të marrin qira duke qenë se janë pronarë të kësaj toke nga të gjitha kioskat që do të vendosen aty”.

Artikulli paraprakPas Tahirit, po mbyllen edhe dosjet e Vangjush Dakos
Artikulli tjetërAfera e radhës, Rama aeroport pa tender në Vlorë