Paloka thirrje Ramës: Evidento njerëzit në nevojë dhe dërgoju ushqime e ilaçe, jo policinë, o dështak!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ka bërë thirrje kryeministrit të evidnetojë njerëzit në nevojë dhe t’u dërgojë ushqime e ilaçe dhe jo policinë.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Rama i ka mbyllur brenda po nuk ka llogaritur e nuk ka marrë asnjë masë për shumicën e familjeve që mezi sigurojnë bukën edhe në kushte normale.

Postimi i plotë

Rama doli dhe nga keshtjella e tij e betonte (ku sigurisht nuk mungon asgje) dhe deklaroi me mburrje se kane evidentuar te gjithe ata qe kane ardhur nga Italia dhe do ju shkoje policia ne shtepi te verifikoje a e zbatojne karantinen…!!!

Ajo qe duhet te besh ti e qeveria mor deshtak i lindur, eshte qe te evidentosh familjet ne nevoje e t’ju japesh ndihmen e domosdoshme.

I ke mbyllur brenda po nuk ke llogaritur e nuk ke marre asnje mase per shumicen e familjeve qe mezi sigurojne buken edhe ne kushte normale.

Merri milionat qe ndan me oligarket nepermjet ppp dhe kthejua shqiptareve.
Mos dergo policine ti kontrolloje po furgonet me ushqime dhe ilace tek ata qe jane te pamundur.

Kjo eshte detyra dhe pergjegjesia e qeverise jo te na caje trapin gjithe diten me propagande boshe!

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Në këtë epidemi, familjeve në nevojë ju presin edhe energjinë!
Artikulli tjetërIsh-shefi i NATO-s preket nga koronavirusi