Paloka: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje as në Kavajë, as më 18 qershor

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka deklaruar dje në mënyrë të prerë se pa krijimin e qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk do të ketë zgjedhje as në Kavajë e as më 18 qershor. “Po nuk u krijuan kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të këtë zgjedhje as në Kavajë dhe as më 18 qershor, nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër pa u krijuar kushtet për një qeveri teknike”. Në lidhje me deklaratat e Ramës se PS do të shkojë më 18 qershor në zgjedhje edhe pa opozitën, Paloka e cilëson si një sjellje arrogante. “Një pjesë e mazhorancës bën arrogantin, Rama…. pjesa tjetër përditë bën deklarata që janë koshiente që s’ka zgjedhje pa opozitën ndryshe nga sa pretendon Rama. Të ulemi të diskutojmë, koha kur Rama fliste për negociata për të diskutuar Kodin Zgjedhor u dogj se ne paraqitëm kërkesat në komision”. Paloka sqaroi gjithashtu se e ashtuquajtura letër nga CDU-CSU përmes anëtarit të komisionit të këtij grupi, Josef në lidhje me bojkotin e opozitës nuk është aspak qëndrim i CDU-CSU, por thjesht i një zyrtari. “Nuk është letër e CDU, por një anëtari të një komisioni. Në atë letër shkruhet që edhe CDU edhe Europa është e shqetësuar për kanabisin, shumë për zgjedhje të lira e të ndershme, është mbështetje e hapur për PD. Ju mendoni që vizita e Bashës në SHBA është shenjë se po prishim marrëdhënien. Media pranë Trumpit çfarë tha për mbështetjen e Uashingtonit. Nëse ju mbështetjen e senatorëve doni ta hidhni poshtë nga një media pranë Ramës”, sqaron Paloka.

Artikulli paraprakRrezikojnë Botërorin
Artikulli tjetërItalia thellon krizën e Holandës