Pakti i fshehtë Xhafa-Avromopulos, takim për ta kthyer vendin në kamp refugjatësh për 600 mijë afrikanë e sirianë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka nisur diskutimet në lidhje me gatishmërinë që Rama u ka ofruar për të marrë të gjithë emigrantët nga Afrika dhe Siria që mund të kalojnë numrin e 500 mijë emigrantëve.
Sipas bisedimeve paraprake po shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe se ku do të ngrihen këto kampe.
Vetë Rama, por edhe zv.ministri i Brendshëm kanë deklaruar publikisht para mediave të huaja se jahë gati ta kthejnë Shqipërinë në një kamp gjigand refugjatësh vetëm për të garantuar mbështetje për pushtetine tyre kriminal dhe të korruptuar.
Takimin e parë në Bruksel, Xhafa e ka pasur me komisionerin, Avramopulos, i cili ka kërkuar një raport të saktë për vendet se ku do të ngrihen këto kampe si dhe për fondet që kërkohen nga Bashkimi Europian. Europa po kalon një moment mjaft delikat dhe të vështirë pasi shumica e vendeve të BE nuk pranojnë më emigrantë nga vendet e afrikane dhe Siria dhe Rama është vetofruar për ta kthyer vendin në një kosh gjigand plehrash.
Edhe Gjermania tani ëhstë në një pozitë shumë të vëhstirë dhe në prag të një krize qeveritare, pasi aleatët e Merkel në koalicion, kristiandemokratët janë deklaruar se do të nisin deportimin e emigrantëve.

Ministrri i Brendshëm gjerman i ka lënë afat Kancelares Merekel deri në fund të korrikut për gjetjen e një zgjidhje për largimin e emigrantëve. Ndërkohë raportohet se në mënyrë të njëanshme kristiandemokratët do të nisin deportimin e emigrantëve menjëherë në ato lande ku ato qeverisin dhe i pari është ai i Bavarisë.
Në këto kushte që ndodhet aktualisht Europa po kërkon një vend ku të shkarkojë këtë krizë të madher dhe i vetofruari është Rama, i cili i ka kërkuar BE që në këmbim të kthimit të vendit në kosh për emigrantët të hapë Negociatat dhe ti japë mbështetje të plotë pushtetit të tij kriminal dhe të korruptuar.
Fshihet qëlllimi i vërtetë i takimit
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se qëllimi i takimit “ishin masat për ndalimin e emigracionit të parregullt dhe menaxhimin e kufijve tanë si dhe që Shqipëria të përiftojë nga mbëhstetja e BE-së për menaxhimin e kufijve.
Në këtë këndvështrim, do të nënshkruhet një marrëveshje e përbashkët për forcimin e kontrollit të kufijve dhe përmirësimin e shërbimit në pikat e kalimit kufitar dhe ëkto mbeten prioritet për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Në këto kushte u nënshkrua memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet palëve në fushën e politikave kundër lëndëve narkotike.”
E merr fjalën Komisioneri i BE, Avramopoulos:

Avramopulos nuk e mohon
Komisioneri për Migracionin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos zhvilloi një takim me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor për krizën e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore.
Dimitris Avramopoulos u shpreh se kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
“Ne nuk u mblodhëm që të diskutojmë një situatë krize. Nuk jemi aspak në situatën ku ndodheshim 3 vjet më parë. Por megjithatë ne kemi vërejtur një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugëkalim të ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përpjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet”, – tha Avramopoulos.
A është diskutuar plani i ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri. Komisioneri Avramopoulos e ka mohuar diskutimin e kësaj çështjeje në Bruksel, por nuk e ka përjashtuar për një moment të dytë.
“Ne nuk e kemi diskutuar një iniciativë të tillë në Bruksel as me Shqipërinë dhe as me vend tjetër. Nëse kjo çështje do të paraqitet një ditë, ne do t’a shqyrtojmë”, – theksoi ai.
Komisioneri Avramopoulos ka pranuar që ideja ekziston por nuk bëhet fjalë ende për një propozim konkret.
“A dini një vend që ka shprehur gatishmërinë që të ndërtojë një kamp të tillë dhe nëse dini një të tillë ju lutem cilësojeni? Nëse propozimi arrin, ne do ta diskutojmë. Nuk kemi rrëzuar asnjë propozim, por as nuk jemi në favor të një opsioni të tillë. Pra, ideja ekziston, por nuk përbën ende një propozim konkret deri tani”, – u shpreh Avramopulos.
Sipas komisionerit Avramopolos, vendet e Ballkanit janë angazhuar për të monitoruar më mirë situatën e kufijve dhe për të shkëmbyer informacion rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Vendet pritëse të përforcojnë masa operacionale për të adresuar emigracionin e paligjshëm si një shqetësim jo vetëm kombëtar edhe për shtete anëtare të BE-së

Uroj që Shqipëria të bëhet së shpejti, pjesë e familjes evropiane.
Patëm një takim shumë miqësor e konstruktiv me ministrin Xhafaj. Dëshiroj ta falënderoj atë për mikpritjen dhe ndoshta rikthehem së shpejti.
Shqipëria është pjesë e familjes evropiane: historikisht, gjeografikisht. Në këtë kontekst, duke marrë parasysh ëkto ne përballemi me të njëjtat sfida, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, menaxhimit të kufijve dhe krimit të organizuar.
Ne ndajmë një histori të përbashkët por dhe një të ardhme që do ta ndajmë me njeri-tjetrin. Vetëm javën e kaluar ne ndamë Strategjinë për Ballkanin dhe në këtë moment, Shqipëria ka një dritare historike për ta lidhur fort historinë e saj me BE-në.
Ndoshta të gjtihë e kujtojnë sesi bota e ka parë Shqipërinë para pak ditësh. Më duhet të them se unë sot jam meshumë mbresa për ato fusha që ne luftojnë, drejtësinë dhe çështjet e brendshme. Falënderoj institucionet shqiptare për punën që kanë bërë për kufijtë dhe rojen bregdetare. Ne e kemi firmosur këtë marrëveshje të rëndësishme.
Kjo marrëveshje do të mundësojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi të Rojes Bregdetare dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon dhe fundin e negociatave. Marrëveshja në vetvete do të nënshkruhet më pas në një datë tjetër për të gjitha aspektet ligjore.
Çfarë parashikon kjo marrëveshje?
Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

Artikulli paraprakKëshilli i OKB për të drejtat e njeriut i dështuar, SHBA-të tërhiqen
Artikulli tjetërKampet e refugjatëve sirianë në Shqipëri, kërkesa mbërrin zyrtarisht në tavolinën e BE-së