“Opozita turke ka ndryshuar dhe ka bërë përmirësime”/ Humbja në zgjedhjet lokale, Zekthi: Partia e Erdoganit ka rënie në elektorat

Për politologun Fitim Zekthi, humbja e partisë së Presidentit Erdogan në zgjedhjet lokale lidhet me inflacionin e lartë dhe atmosferën elektorale.

I ftuar në emisionin Open në Neës24, Zekthi ka theksuar se partia e Erdoganit ka nisur të dobësohet që më parë, teksa në zgjedhjet e kaluara kishte humbur Stambollin dhe disa bashki kryesore në Turqi.

“Atmosfera elektorale nuk e favorizonte Erdoganin. Inflacioni i lartë nuk favorizoi atë. Opozita turke ka ndryshuar shumë, ka bërë përmirësime. Kemi parti të re CHP me figura të reja. Humbja ishte e qartë dhe e dukshme, e pritshme ishte, por jo në këtë masë.

Partia e Erdoganit ka rënie në elektoral në zgjedhje lokale. Janë disa dinamika në Turqi, që kanë favorizuar partitë opozitare. Duhet thënë se Erdogan ka humbur disa bashki kryesore edhe më parë”, deklaroi Zekthi.

Artikulli paraprakBujqësia merr pikiatën, rënia më 2023, më e forta që nga 1997-ta
Artikulli tjetërTërmeti më i fortë në 25 vitet e fundit! Pamje nga momenti i lëkundjeve me magnitudë 7.4 në Tajvan, njerëzit mbesin të bllokuar nën rrënoja nga shembja e ndërtesave (VIDEO)