“Opozita mori një komision e gjysmë” – Analisti Lita: Pazar i dobët Rama-Berisha

Lavdrim Lita, drejtuesi i “Faktor.al”, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet e fundit politike, ku më kryesoret kanë qenë komisionet hetimore dhe situata e normalizuar në Kuvend.

Gjatë intervistës me gazetarin Albi Rakip, Lita tha se beson që e gjitha është një Pazar Berisha-Rama, i pasqyruar nëpërmjet Çuçit dhe Gazment Bardhit. Ai beson se ky pazar është i dobët, pasi opozita ka bërë për 5 muaj kaos në parlament, për të marrë atë që ai quajti “një komision e gjysmë”.

Mendoj që është një pazar midis Ramës dhe Berishës, për rrjedhojë, marrëveshjen e kanë bërë Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi. Dy komisionet hetimore janë shumë pak për atë që ka kërkuar opozita, pasi opozita ka kërkuar Revolucion, ka kërkuar qeveri teknike dhe mosbindje civile, gjë që u reduktua në një komision e gjysmë. Sepse një komision është sistemi TIMS, dhe një komision tjetër për shëndetësinë, është reduktuar nga katër kontrata në dy kontrata. Dy kontrata janë hequr dhe nuk dinet kush është arsyeja; PD thotë që reduktimi ka ndodhur për interes të oligarkëve, por pse duhet të binte dakord për reduktimin e objektit të hetimit për kontratat në shëndetësi?

E gjitha është një Pazar i dobët në raport me atë që kanë kërkuar ata. Nuk bëhen 5 muaj aventurë në parlament për të marrë një komision e gjysmë dhe këto komisione janë të panevojshme.

Mendoj që lepuri fle te dështimi i Reformës zgjedhore sepse dy grupet partiake duan të mbajnë të njëjtat pozicione që janë tani, duke mos lejuar voten e emigrantëve. E gjitha është në rikthim në stabilitetit të tetorit të vitit të kaluar, ku palët bëjnë sikur debatonin në parlament,”- shprehet Lita

Artikulli paraprakMos e teproni
Artikulli tjetër480 mijë apartamente me “letra”, sa banesa janë pa adresa. Dhe a do mund t’i jepet fund shërbimit postar… “mesjetar”?!