Operacioni në Amsterdam! Sekuestrohen 12.8 milionë euro para droge, arrestohen dy shqiptarë

Policia holandeze sekuestroi në Amsterdam 12.8 mln euro, që dyshohet se janë akumuluar nga trafiku i drogës.

Policia raportoi se paratë u gjetën gjatë kontrolleve të ushtruara në pesë prona. Sipas policisë, kjo është shuma më e madhe e parave të drogës që është sekuestruar nga policia ndonjëherë.

Gjatë hetimit, policia arrestoi edhe shtatë persona: tre kolumbianë, dy shqiptarë, një zelandes dhe një maroken.

Hetimi nisi ndaj 3 kolumbianëve që do të importonin drogën drej Holandës.

Drejtësia dyshon se një grua 52-vjeçare nga Kolumbia ishte përgjegjëse për këtë operacion të trafikut.

Të arrestuarit u kapën në katër lokacione në Amsterdam. Katër prej tyre janë ndaluar për nëntëdhjetë ditë.

Tre të tjerët janë liruar.

Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, tha se bandat e drogës fitojnë para të mëdha nga trafiku i kokainës.

Të dyshuarit kanë ndërtesa të shtrenjta në përdorim.

Ai nuk përjashton që do të ketë të tjera arrestime.

Lajmi u publikua vetëm të martën pasi hetimi mund të dëmtohej, tha një zëdhënës.

Artikulli paraprak“Associated Press”: Avokati amerikan implikon Ramën në pagesën e paligjshme për foton me Obamën
Artikulli tjetërThirrja e Berishës: Ndal terrorit dhe urrejtjes të Klanit Rama ndaj klubit dhe tifozeve të Tiranës!