Online i Rithemelimit ndryshon nga online i Linditës

Nga Besart Logu

“Në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.”

Ky është parashikimi i nenit 5 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit sa i përket mbajtjes së mbledhjeve online në këtë institucion.

Qartazi duket se, ne rastin më të mire ka vend për interpretim dhe në rastin më të keq është një vendim i njëanëshëm, padiskutim në kundërshtim me ligjin, i Lindita Nikollës me urdhër të Edi Ramës.

Gjithsesi, nga ana e Rithemelimit, vendimi për tu mbajtur online mbledhjet e komisioneve parlamentare është vlerësuar si antikushtetues. Kjo sepse sjellja e tyre është brënda korrinaze të etikës së një ligjvënësi dhe se zhvillimet e fundit në sallën e Parlamentit apo në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nuk janë të përmasave sa të shkaktojnë gjendjen e jashtëzakonshme.

Deri këtu, teorikisht edhe mund të kenë të drejtë! Bllokimi i jetës parlamentare është krejt normale kur të mohohen të drejtat kushtetuese, sidomos si ajo e ngritjes së komisionit hetimor, ku në rastin e inceneratorëve nuk vlente vetëm pse nuk e kryesonte Rithemelimi.

Çështja është se kush e ngre dhe a e ka legjitimitetin, në planin moral, ta ngrejë këtë pretendim?

Rithemelimi, nëpërmjet grupimit të Bardhit, pretendon se me 26 korrik mbajti mbledhje të Këshillit Kombëtar gë PD.

Mbledhje të cilën nuk e ekspozuan kurrë dhe bashkë me të as listën e anëtarëve pjesmarrës, as procesverbalin e mbeldhjes dhe as vendimet që u morën.

E jo vetëm kaq, në kundërshtim të hapur me statutin mbledhjen e organizuan online, pa asnjë shkak të ligjshëm që e justifikonte atë.

Njëjtë si Lindita Nikolla.

Kështu, grupimi Salibardhi, nuk ka asnjë ndryshim me rilindjen mavi.

Janë si dy pika uji në mendësi, organizim dhe sjellje.

Për interesat e tyre personale shkelin çdo normë, qoftë kjo ligjore apo morale.

Gënjejnë dhe akuzojnë në kushtet e një inkoherence të pashoq, duke harruar se janë vetë autorë të shumë sjelljeve të Edi Ramës veçse karshi demokratëve.

Artikulli paraprakKaosi me Komisionet, analisti: Berisha po mbron veten duke kërcënuar me destabilitet
Artikulli tjetërFlutura Açka akuzon PS dhe deputetët e Berishës për ‘puç fashist’: Ishte skenar i parapërgatitur