Obeziteti tek fëmijët, shkaktar i pubertetit të hershëm

Nëse vajzat e vogla trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet
Për pubertetin e këtillë të hershëm përgjegjës është hormoni leptinë, të cilin e tajit indi yndyror, theksojnë shkencëtarët.
Nëse vajzat nga mosha trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet, kanë konstatuar shkencëtarët amerikanë.
Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Michiganit paraqesin edhe një dëshmi të re në një sërë dëshmish ekzistuese, të cilat sugjerojnë që obeziteti shkakton trend gjithnjë e më të hershëm të hyrjes së vajzave të vogla në pubertet.
Hulumtimi mbështetet në përcjelljen nëntëvjeçare të kësaj moshe.
Njëkohësisht paralajmërojnë që në fazën e mëvonshme puberteti mund të kushtëzojë rrezik më të madh për shfaqjen e ndonjë karcinomi, posaçërisht të kancerit të gjirit.

Artikulli paraprakFaktet që duhet të dini për ilaçet kundër dhimbjeve
Artikulli tjetërCakaj u pajis me çertifikatë sigurie për 24 orë, hetim parlamentar për DSIK