Obama: Iranit do t’i duhet kohë që të integrohet në ekonominë botërore

Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi sot se Iranit do t’i duhet kohë që të integrohet në ekonominë botërore ndërkohë që Teherani ankohet për procedurat e ngadalta të heqjes konkrete të sanksioneve ndërkombëtare pas marrëveshjes bërthamore.

“Do të duhet kohë që Irani të integrohet në ekonominë botërore, por Teherani ka filluar që tani të nxjerrë përfitime nga kjo marrëveshje historike me fuqitë e mëdha mbi programin e tij bërthamor”, deklaroi Obama gjatë një mbledhje me krerët e grupit “5+1”.

Në kuadër të një marrëveshje historike të nënshkruar në korrik 2015 mes fuqive të mëdha dhe Iranit mbi programin bërthamor, pjesa më e madhe e sanksionet ndërkombëtare duhej të ishte hequr me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje në mes të janarit.

Artikulli paraprakBorxhi i jashtëm bruto rritet me 9.2% në 2015
Artikulli tjetërShpërthim në Paris, arsyet ende të paditura