“O gomar, populli do punë e bukë jo Facebook”!

Kreu i qeverisë ka vazhduar traditën e tij duke uruar ‘Mirëmëngjes’ me një tjetër video në Facebook. Këtë radhë ‘kartolina e mirëmëngjesit’ ka qenë rikonstruksioni i ambjenteve të një ambulance.
Por, siç duket kjo ka irrituar ndjekësit në rrjetet sociale duke e cilësuar të tepërt propagandën e ERTV-së, ndërkohë që nevojat immediate të vendit për më shumë punësim dhe standart jetese nuk gjejnë zgjidhje.
Në postimin e videos në Facebook, Rama është ndeshur me komente të ndryshme ku nuk mungojnë dhe ultimatumet, ironitë dhe sharjet.
Postimi i Ramës
“MIRËMËNGJES dhe me bindjen, që pak nga pak edhe sytë e atyre që s’duan ta shohin ndryshimin, do të hapen përballë shembujve të njëpasnjëshëm të ndryshimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
“Ik o psikopat”, shkruan një komentues.
Një tjetër qytetar ironizon kryeministrin, ndërsa shkruan: “Uuuueeeeee rrofsh sa malet se na e ndrite Shqiperine,…. populli do pune e buke, jo beton qe reklamon ti”.

Artikulli paraprakKorrupsioni me tenderat/ Lirohet nga arresti sekretarja socialiste e Ministrisë së Drejtësisë
Artikulli tjetërSherr në Mynih, Lewandowski kundër Hamann