Njihej gjerësisht si kritik i Putinit, poeti rus ndërron jetë 6 ditë pasi u përplas nga një makinë

Poeti rus Lev Rubinstein, një figurë kyçe në skenën letrare të fshehtë sovjetike dhe një kritik i presidentit Vladimir Putin, ka vdekur gjashtë ditë pasi ai u përplas nga një makinë në Moskë.

76 vjeçari u godit më 8 janar dhe kaloi disa ditë në koma para se të ndërronte jetë sipas BBC.

“Babai im, Lev Rubinstein, vdiq sot”, shkroi vajza e tij Maria në blogun e saj.

Në vitet 1970 dhe 1980, Rubinstein përdori artin në format e tij të shumta për të përmbysur normat tradicionale të epokës sovjetike dhe për të kritikuar doktrinën zyrtare të realizmit socialist.

Rubinstein gjithashtu mbajti një qëndrim të fortë kundër ofensivës ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe qëndrimeve të qeverisë ruse ndaj të drejtave LGBT.

Artikulli paraprakChatGPT, nga armik në aleat të sistemit arsimor, Danimarka nis integrimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla
Artikulli tjetërMatja e Audiencës, AMA takim me drejtuesit e mediave në vend: Domosdoshmëri për mbarëvajtjen e tregut mediatik audioviziv