Një tjetër leshko në qeveri, zv.ministri-Metës: Qeveria ka stres, mos ju sulni…

Zv, ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla është shprehur mjaft i revoltuar në mbledhjen online me presidentin Ilir Meta dhe disa mjekë specialistë lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Ai kritikoi kreun e shtetit për orientimin e mbledhjes duke theksuar se ai si përfaqësues i qeverisë duhet të kishte folur i pari dhe më pas të vinin kritikat nga mjekët. Nikolla deklaroi se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri ka probleme por po punohet për përmirësimin e tyre, ndërsa shtoi se nuk duhet sulmuar qeveria e cila po punon në mes të stresit në këto kohë pandemie.

“Unë e falenderoj Metën se tha se kritikat janë konstruktive. U tha se nuk ka strategji për parandalimin për përgjigjen ndaj Covid-19. Strategjia e dytë, e hapjes. Kush tha nuk kemi strategji. Ja ku i kemi strategjitë. U tha nga panelistët që nuk janë bërë vaksinime për gripin. Janë bërë me tëpër që të mos ketë mbivendosje me Covidin.

U tha që nuk ka teste por testet janë shumëfishuar. Testet e shpejta vijnë brenda vitit. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po bëhen trajtime në shtëpi. U fol për problemin e përgatitjes në rast të rritjes së numrave. Janë gati 100 shtretër të pazënë dhe një spital me 100 shtretër të rinj. Futja e spitaleve do të bëhet me tre etapa. Do shkojnë në 1600 shtretër. Janë mjekët që qëndrojnë ditë e natë atje. A jemi të përkryer? Jo! A kemi nevojë për këshilla të reja? Po.

Nuk ka më shtabe. Shtabi është komunist. Një pandemi e till ndodh njëherë në 100 vite. Nuk duhet t’i sulemi qeverisë në këtë moment kur ka kaq shumë stres, Duhet të flasë qeveria e para dhe pastaj ju të vazhdoni me kritika. Kemi problemet tona dhe do përmirësohemi vazhdimisht”, tha Nikolla.

Artikulli paraprakNdodhi edhe kjo, Veliaj kthen Bashkinë në kompani ndërtimi, do të quhet “Tirana DC”, kush janë në bord
Artikulli tjetërMijëra tifozë me lot në sy i japin lamtumirën Maradonës