Një Parti Demokratike Euroatlantike është zgjidhja

Nga Eriselda Zotaj Çelaj

Nuk ka më kohë!

Na duhet kurajo, guxim e dinamizëm për tu përballur me ujqërit e vjetër të ish sigurimit të shtetit komunist, katovicës e drapër çekanët.

Energjia e strukturave të ndërtuara me mund e shumë sakrificë nuk mund të shuhet për një vulë.

Ne u distancuam nga non grata,qëndruam dhe jemi bashkë për vlerat dhe kauzat që përfaqësojmë, jo për vulë e për interesa meskine të karriges së deputetëve, paqartësia e të cilëve veç na ka dëmtuar.

Një strukturë e mirë organizuar në çdo qelizë të territorit, me një program dinjitoz, me përfaqësim në këshillat bashkiak, me organe të zgjedhura për çdo hallk e ka të gjithë kapacitetin e nevojshëm për të vijuar luftën për vazhdimësin e projektit për një parti euroatlantike.

Ne ju detyrohemi jo vetëm strukturave që kanë punuar e kontribuar në kushte tmerrësishtë të vështira, që i kanë dhënë shpirtin luftës kundër këtij sistemi, por edhe qindra e mijëra qytetarëve të cilët shohin tek ne një alternativë shprese ndryshe nga dinastia e neveritëshme e treshes Berisha-Rama-Meta.

Një Parti Demokratike Euroatlantike është zgjidhja:
️Nëse nuk humbim më shumë kohë.
️Nëse kupola drejtuese distancohet nga hesapexhinjtë.
️Nëse angazhimi shihet si mision historik.

Gjithçka është e mundur, me besimin në zot, me një strategji të re,të sinqertë, bashkë krahë për krahë, të gjithë njëzëri si misionar ne bëhemi uragan kundër skemës 34-vjeçare, dhe mbi të gjitha shpresë për qytetarët.

Artikulli paraprakIsh kryetarja e Bashkisë Libohovës u dënua nga GJKKO me 1 vit burg
Artikulli tjetërIlir Meta del i terbuar nga SPAK pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje, sulmon Dumanin!