Një idiotësi dhe prova se qeveria ka vdekur!

Nga Petrit VASILI

Dyfishimi i çmimeve të stomatologjisë, një idiotësi dhe provë se qeveria ka vdekur.
Dyfishimi i çmimeve të shërbimeve të stomatologjise është një idiotësi gjigante.
Urdhëri i stomatologeve me këtë nivel çmendurie provinciale që tregoi, mirë që nuk ju tek të miratonte edhe taksat e tatimet e shtetit.
Urdhëri i stomatologeve nuk ka as larg e larg, bile asfare të bëjë me çmime e me tarifa dhe ligji e thotë shume qartë këtë lexojeni vete:
Neni 4
Misioni
1. Misioni i Urdhrit të Stomatologëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe
ushtrimin e profesioneve në fushën e stomatologjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut
nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.
2. Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:
a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;
b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe
monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;
c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit
të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;
ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të
anëtarëve të Urdhrit;

d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera
shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm
Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;
dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta
për stomatologët dhe ndihmësstomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe
përditësimit të tij;
e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të
profesionit të stomatologut.”
Shteti ka përfaqësuesit e vet tek Urdhëri i stomatologëve, përfaqësues koti i bie në këtë rast.
Shteti duhet të reagonte e të fillonte ndjekjen penale për të gjithë të çmendurit, që e prodhuan këtë budallëk që atë ditë që e votuan.
Shteti reagon sot pasi rasti u bë publik në media. Me këtë reagim shteti u bë akoma me qesharak se ç’ishte.
Qeverisja e Edi Ramës është një haxhiqamilizëm i vërtetë.
Shkollepakëia, injoranca dhe antiligji i idiotëve janë këto që udhëheqin qeverisjen dhe që mundësojnë këto gomarllëqe.
Në qeverisjen e Edi Ramës mund të besh çdo gjë kundër ligjit dhe asgjë në respekt të ligjit.
Ngaqë të gjithë e dinë që ky Edi Rama është elifmatrak nga shteti dhe ligjet, të gjithë bëjnë si të duan, se e dinë gjithashtu që ky vetëm llogje me Twitter, Facebook e Instagram di të bëjë.

Artikulli paraprakBasha përshendet ratifikimin e marrëveshjes së Prespës: Konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin
Artikulli tjetërLaçi, një panoramë e zymtë e “rilindjes”!