Nisi ofensiva-Zgjatja e vettingut. Deputetët e PD duhet të jenë të qetë të mos kompleksohen nga propaganda

Po na thonë “Rama-Basha” janë bashkë.A ishin Rama-Basha-Berisha-Meta ata që votuan në 2016 Reformën në Drejtësi? Po.A ishin bashkë këta 4 politikanë asokohe? Me logjikën e këtyre sot i bie që ishin bashkë. Si në 2016 si sot, votimin po e kërkojnë SHBA-BE.Këta a na pandehin superbudallenj ne apo çfarë?Në 2016 nuk e donin reformën. Donin të mbanin sistemin që kishin ndërtuar vetë. E votuan reformën sepse e kërkuan SHBA-BE.Edhe sot SHBA-BE po e kërkojnë zgjatjen e vettingut. Çfarë ka ndryshuar sot prej vitit 2016 kur e votuan bashkarisht?Ka ndryshuar vetëm numri i aktorëve. Asokohe ishin 4 (Basha-Rama-Berisha-Meta), sot janë 2 (Basha-Rama).E kam shkruar edhe para disa muajsh që lufta politike ka shpërthyer pasi kjo do të jetë hera e parë kur Sali Berisha e Ilir Meta nuk do të jenë në tryezën e marrëveshjeve politike të kësaj republike. Ka 30 vjet që janë, sot nuk janë më. SHBA-BE nuk do tu kërkojnë më mbështetje, sdo të kenë nevojë për kartonat e tyre në parlament. Kjo është e gjitha.Po të ishin në tryezë edhe Berisha-Meta siç ishin në 2016 dhe të negociohej edhe me ta, reforma do na paraqitej si madhështore dhe votimi i sotëm si akt i madh historik. Askush sdo të akuzonte askënd.Sot që nuk janë në tryezë, media e tyre akuzon deputetët e PD si bashkëpunëtorë të Ramës.Po pse të Ramës? Reforma nuk është e Ramës! Edi Rama nuk bënte reformë po të mos e kërkonin SHBA-BE.

E vërteta është se PD nuk po e voton zgjatjen e vettingun se po ia kërkon Rama. Po e voton sepse po e kërkojnë SHBA, BE, Britania e Madhe.Atëherë pse deputetët e PD akuzohen si bashkëpunëtorë të Ramës? Kuptohet qartë; sepse nuk munden t’i akuzojnë hatpas si bashkëpunëtorë të SHBA, BE dhe Britanisë.

Prandaj kemi katandisje në banalitet. Opozita qenka shërbyese e Ramës. Ndërsa opozita e vërtetë qenkan Shpia e Lirisë, LSI-ja. Opozitë e vërtetë kundër kujt janë këta? Kundër SHBA-BE, se nuk ka tjetër shpjegim ky ekuacion. Pasi për sa kohë SHBA-BE i njohu si faktorë, ishin mirë, tani që nuk i njohin, na shpallen “opozita e vërtetë”.Reforma në Drejtësi këtu është motër me reformën në Kroaci, Rumani, Bullgari e që është projektuar të aplikohet edhe në Maqedoni e Kosovë.Korrupsioni dhe shtetet private e paralele, janë identifikuar nga SHBA-BE si rrezik për rendin euro-atlantik dhe sferën e NATO-s.

Reforma në drejtësi është edhe instrument gjeostrategjik për të ruajtur sistemin politik. Është e drejtë kjo, pasi ska teori dualiste. Të gjitha teoritë janë moniste e që nuk pranojnë armikun e tyre. Edhe sistemi i demokracisë parlamentare si i tillë e për veten është monist. Nuk pranon sistemet që e rrezikojnë.

A është reforma e Ramës? Pyetja është a kishte dëshirë Rama që Tahiri e Koka të shkonin në qeli? Jo. Mund të kalonin si Meta në 2012, mund të thuhej janë montazhe dhe falsifikime të armikut. Po pse shkuan ata në qeli? Sepse askush nuk e pyeti Edi Ramën. Reforma është instrumenti gjeostrategjik dhe korrupsioni e shtetet private, janë qarkuar si rrezik gjeostrategjik.Prandaj nëse ka marrëveshje “bllok” për reformën në drejtësi, reformën territoriale, kodin zgjedhor, kjo është diçka pozitive dhe deputetët e PD duhet të marrin pjesë.Të paktën po bashkëpunojnë për reforma themelore shtetërore dhe kjo nuk është as turp as krim. Nuk po bashkëpunojnë për gjymtimin e sistemit politik si në 2008 me marrëveshjen Berisha-Rama, as për të ndarë administratën 25 LSI -75 përqind PD siç ndodhi në 2009 dhe është e paligjshme. As për ta ndarë administratën 35 përqind LSI dhe 65 përqind PS siç ndodhi në vitin 2013 kur edhe prishën ligjin e sapo miratuar për administratën.

Prandaj deputetët e PD duhet të jenë të qetë të mos kompleksohen nga propaganda.

Artikulli paraprakPartia Demokratike do të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut. Nis puna për reformën territoriale dhe zgjedhore
Artikulli tjetërKreu PD, Basha pas mbledhjes së grupit: Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingut të shkojë në drejtim të paditur