Nishani: Qeveria ka dhunuar të drejtën e pronës

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar në Ditën Botërore të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut, duke u shprehur se Shqipëria ka bërë hapa mbrapa në respektimin e tyre. Sipas Nishanit e drejta e pronës është e dhunuar dhe kjo e drejtë është zëvendësuar me një mekanizëm shtetëror që shkel parimet juridike, duke dhunuar nenin 6/1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës të Këshillit të Evropës. Nishani ka kompomentuar autoritetet e larta të drejtësisë dhe seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias. “Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe kompromenton seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias”, tha Nishani.

 

Artikulli paraprakAsnjë nen e rresht ligjor nuk përcakton zgjedhjen e “Prokurorit të Përkohshëm”
Artikulli tjetër3 faktet në Kushtetutë që rrëzojnë Ramën për Kryeprokurorin