Nis sulmi pas bojkotit të Kuvendit të Berishës/ Gazetarja e Syri Tv akuzon Bardhin për takime të fshehta me mazhorancën!

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta, i ka surprizuar të gjithë kur pas seancës së sotme parlamentare i ka bërë Gazment Bardhit një pyetje retorike “me spec”, duke hedhur insinuata se ai këtu në parlament bën sikur lufton me Edi Ramën dhe mazhorancën, ndërkohë në prapaskenë e gjejnë gjuhën dhe bashkëpunojnë.

Bardhi i kapur gafil jo edhe aq për pyetjen se sa nga fakti që ajo i erdhi nga televizioni në shërbim të Berishës, dha një përgjigje konfuze dhe me fjalë të përgjithshme.

Pyetje: Zoti Bardhi, si ka qenë raporti juaj me mazhorancën në udhëtimet që keni zhvilluar në Bruksel? Pse kur jeni brenda Shqipërisë nuk arrini ta gjeni gjuhën, por jashtë shtetit ju keni arritur mesa duket të merreni vesh me mazhorancën, sepse keni pasur disa foto në rrjetet sociale?

Gazment Bardhi: Së pari, ne nuk kemi udhëtuar me mazhorancën. Kemi qenë të ftuar nga Parlamenti Europian në një aktivitet që zhvillohej në kuadër të programit për liderat e rinj. Një program që nuk vepron vetëm për Shqipërinë, por vepron për të gjithë rajonin. Dhe sigurisht konflikti jonë I brendshëm në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk mund të shtrihet në bojkotin tonë ndaj një ftese të marrë nga Parlamenti Europian. Pra, nuk ka qenë një udhëtim i organizuar nga Parlamenti i Shqipërisë. Ka qenë një ftesë e Parlamentit Europian, me mbështetjen e OSBE-së në Tiranë, ku sigurisht delegacioni do të duhej të ishte I balancuar mazhorancë, opozitë. Unë nuk kam qendruar me asnjë koleg të mazhorancës, kam pasur mjaftueshëm koleg të opozitës me të cilët kam ndarë atë pak kohë.

Artikulli paraprakE hëna e parë e muajit, Berisha ia “hodhi” edhe sot drejtësisë
Artikulli tjetërNuk ishte pjesë e Kuvendit të Berishës, Bardhi jep një arsye “as mish as peshk” për arsyen e bojkotit!