“Niçja” kërcënon Ramën e Dakon: Më lironi nga burgu ose do të flas

Kreu i bandës së drogës, Astrit Avdylaj ka bërë sot një deklaratë publike të fortë nga salla e gjyqit duke thirrur “Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet e mia” ka thënë Astrit Avdylaj. Deklarata e Avdylajt është bërë në fillim të seancës gjyqësore ku anëtarët e bandës së trafikut të drogës kanë kërkuar lirimin nga burgu.
Mesazhi i Astrit Avdylajt të konsideruar si një nga krerët e bandës së drogës të laboratorit të Hasit të zbuluar nga shërbimet partnere është qaqrtazi një kërcënim i hapur për Ramën dhe Dakon. I njohuri si “Niçja” ka kërkuar përmes fjalisë të shprehur para fillimit të seancës gjyqësore se në rast se Rama dhe Dako nuk e lirojnë atë nga burgu, atëhere ai do të flasë.
Kjo mund të jetë deklarata më e fortë e kreut të një karteli droge, i cili ka folur hapur dhe me gjuhën e koduar të mafias i ka dhënë ultimatum Ramës e Dakos që ta lirojnë. Se çfarë pritet të ndodhë kjo pritet të shihet në përfundim të senacës gjyqësore, por edhe në ditët në vijim. Ajo që mund të thuhet deri tani është se në përgjimet e bandës së drogës ka rënë edhe kreu iBashkisë së Durrësit, i cili po ahstu e ka pohuar publikisht se e njeh “Niçen” dhe se i ka kërkuar vota në zgjedhje.
Pse ‘i shiti’ kreu i organizatës së Shijakut, Dakon dhe Ramën
Deklarata shokuese e një prej krerëve të organizatës së madhe kriminale, që shtrinte veprimtarinë e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, duket se ka ardhur pas braktisjes që i është bërë kësaj bande, nga kumbari i tyre Vangjush Dako dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste. Burime për “Syri.net” kanë konfirmuar, se vëllezërit Avdyli kanë kërkuar që të mbrohen prej partisë në pushtet, por kopsitja e dosjes së tyre prej shërbimeve të huaja, ka bërë që këta të fundit “të bëjnë sikur nuk i njohin”.

Deklarata e Astrit Avdylit në seancën e parë, përveçse ka qenë shenjë e hakmarrje për këtë braktisje, duket se është edhe një paralajmërim i frikshëm për vetë Edi Ramën; Nëse nuk na mbroni do të tregojmë gjithçka…
Përveç të tjerave ajo që ra në sy në këtë seancë ishte edhe mungesa e dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët bashku me 22 anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë lirinë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë në Apel ishin të pranishëm vetëm 16 prej tyre, kurse 8 mungojnë, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Çuko, që përfaqësohen nga avokatët.
Të arrestuarit që ndodhen në burg pas operacioni “Vol-Vo 4”
Arben Çuko
Arben Ndoka
Hajri Seferi
Jasin Kala
Shkëlqim Avdyli
Astrit Avdyli
Saimir Gjepali
Artur Balla
Paulin Simoni
Altin Avdyli
Jasin Avdyli
Fatos Llaftiu
Bledi Ndoka
Denis Llaftiu
Esat Mehmeti
Saimir Sulejmani
Elis Guri
Ilirjan Prifti
Ardit Gjyriqi
Petro Kuçi
Elton Shehaj
Gjevi Ndoka
Armand Spiro
Arrest shtëpie
Bledar Koci
Lule Zeneli
Luigj Paloka
Kol Lleshi
Zef Ndoka
Vasil Nika
Genc Zeneli
Vlash Gazulli
Detyrim paraqitje
Mimoza Ndoka
Marjeta Përskura

Artikulli paraprakProtesta, Veliaj në panik mbyllet si mi brenda Bashkisë, siguron dyert me zinxhira
Artikulli tjetërKlyshi i Ramës në Bashki ofendon protestuesit nga bodrumi: Janë shpellarë