Nga Yuri Kim tek Gunther Krichbaum, të gjithë diplomatët që Sali Berisha ka sulmuar

Ajo për të cilën do të mbahet gjatë mend kreu i Rithemelimit Sali Berisha do të jenë sulmet që ai ka bërë jo vetëm ndaj politikanëve shqiptarë por edhe ndaj diplomatëve të huaj.

E nisim me ish-ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, e cila ishte dhe në detyrë kur Berisha u shpall nongrata dhe për të cilën mund të të themi se ka qenë diplomatja më sulmuar nga kreu i Rithemelimit. Ky i fundit arriti deri aty sa të quajnë ish-ambasadoren dhe gurvenante.
640 0 hj 162
“SHBA perandori e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se për çdo vend tjetër në botë. Është e trishtueshme dhe e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori Sovjetik në Tiranë. Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij, dekreton në këtë vend një ambasadore përfaqësuese të vlerave të vendit të tij të madh, por çfarë ndodh këto vite.

E paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, Kim përgëzon Shqipërinë për luftën e suksesshme. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, Kim mbështet me ligjërata qeverinë. Dhe nga mëngjesi në darkë merret me opozitën dhe sulmon qëndrimet e saj.

Shpall non grata njëriun që gjatë gjithë jetës së tij nuk ka pasur kurrë një akuzë për korrupsion, një njeri i cili që kishte bërë gjithçka në luftën kundër krimit dh e korrupsionit në korrupsion, një njeri i cili 31 vite më parë ka përmbysur regjimin e diktaturës staliniste” është shprehur Berisha për Yurim Kim.
640 0 juo 338

Besoj se ju kujtohet të gjithëve sulmin e ashpër të Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE-së, në Tiranë në atë kohë, Luigi Soreca në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për Teatrin Kombëtar.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha theksoi se me deklaratën e tij në krah të qeverise, ambasadori Soreca ndër të tjera kërkonte të neutralizonte dhëmb për dhëmb deklaratën e sekretarit te përgjithshëm të OSBE-së, i cili kërkonte që për këtë çështje të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Berisha shkoi edhe më tej teksa thotë se në Shqipëri është shfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila ka sëmurur për fat të keq ndonjë ambasador.

“Kjo është “sëmundja e guvernatorit”, e cila iu ka kushtuar shqiptareve tepër shtrenjte se paku katër vite vendnumëro në procesin e hapjes se negociatave dhe ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë në Evrope. Kjo natyrisht jo nga ambasadoret por nga vet qeveritaret shqiptare të mbrojtur nga guvernatorët. Por sindroma e guvernatorit dhe pasojat dramatike te saj tek qytetaret e thjeshte shqiptare nuk jane objekt i ketij shkrimi”, shkruante Berisha në atë kohë për Luigi Sorecan

Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Ishte viti 2017 kur Sali Berisha vijonte me sulmet ndaj ambasadorëve të SHBA-BE. Duke iu referuar qëndrimit për zgjedhjen e kryeprokurorit, në atë kohë por edhe për tema të tjera, lideri i Rithemelimit, deklaronte se Donald Lu dhe Romana Vlahutin sillen si ambasadorë të Ramës.

”Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin.

Nuk është Brukseli zonja Vlahutin.Është përfaqësuese për të cilën ne dhe ajo vetë kemi bërë të qartë qëndrimet e saj jo miqësore ndaj opozitës. Janë eksponentë kryesorë që na kanë thënë nuk ka nevojë, se ajo sa ulet fillon me një pasion të papërmbajtur ndaj opozitës çka tregon se ajo është krejtësisht e njëanshme. Kjo është e vërteta. I keni parsysh të gjitha deklaratat e saj, po qe për to shqiptarët i kishin marrë me kohë negociatat por ja që nuk i hapën, ja që dolën fjalët e atyre që përgënjeshtroheshin këtu, ishin të vërteta. Cili është pasioni i zonjës Vlahutin për qeverinë, a është majtizmi, sorosizmi, a ka faktorë të tjerë nuk i di unë, nuk më intetresojnë. Mua më interson kjo, shqiptarëve u është thënë në mënyrë të përsëritur ajo që nuk ka ndodhur” deklaronte Berisha në atë kohë.

640 0 screenshot 1 680

“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu. Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”, deklaronte Berisha në 2017.

Edhe në momentin kur Arvizu po largohej, Berisha nuk i ndali sulmet.

“Të dashur miq. Ambasadori Arvizu ishte mbrëmë në intervistë lamtumire para largimit nga Shqipëria. Ai kishte përzgjedhur për këtë intervistë, gazetarin më të preferuar të Edi Ramës, Sokol Balla.

640 0 800 0 1ef9fc9f149f6b92cd780156a9388068 786 2

Mendoj se intervista e lamtumirës ishte një rast i mirë që ai të largohej si një mik i shqiptarëve, atyre që qeverisin, atyre që nuk mbështesin ndonjë parti politike dhe atyre që janë në opozitë, pa të cilët demokracia nuk ekziston.

Por, ai zgjodhi, në rrafshin politik, të largohet thjesht si mik i Edi Ramës dhe mbështetësve të tij.’ deklaronte në 2017 Berisha.

Alistair King-Smith

640 0 s465 aks 895
Alistair King-Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe, të cilin Berisha e akuzar si mashtrues.

‘Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente.

Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen.

Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur.

Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.” është shprehur Berisha për ambasadorin britanik.

Gunther Krichbaum

Krichbaum

Sulmi i fundit i Berishësn ndaj diplomatëve ishte deputeti Gjerman Krichbaum, arsyeja pse mbështeti SPAK. Madje sulmi ndaj tij shkoi aq larg sa u shpreh se do ta hedh dhe në gjyq diplomatin gjerman.

“Është një akt i padenjë. Ky është një mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë dhe udhëtari mund të lëshojë cdo trillim.

Siguroj miqtë e mi në Bundestag, se ruaj respektin më të madhe, por Gunther Krichbaum i ka për interesa të tij personale.

Unë deklaratën e tij të sotme, e garantoj ata, se do ti jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral.” u shpreh Berisha për deputetin gjerman./Alfapress.al

Artikulli paraprak“Kush ka kredi, do paguajë më shumë”- Gazetari shpjegon vendimin e Guvernatorit Sejko
Artikulli tjetërPas Blinkenit dhe një padi për CDU/CSU!