Nga 1 prilli shqiptarëve iu shtohet një taksë e re

Tashmë zyrtare! Nga 1 prilli një taksë e re do shtohet për qytetarët e Shqipërisë: Taksa e garazhit. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, i cili ka thënë se këto janë pasuri dhe si të tilla duhet të taksohen.
Lera ka thënë se deri tani nuk është përcaktuar se si do grumbullohet kjo taksë, por një opsion është që t’i shtohet faturës së energjisë elektrike. “Janë pasuri dhe si pasuri duhet të taksohen. Natyrisht edhe ligji ka autorizuar axhustim të vlerës së garazheve të apartamenteve të ndërtuara para vitit 1993 apo çdo objekti tjetër që përdoret për veprime tregtare, industriale etj. Garazhdet do të jenë me 60-70% e vlerës, pra do të merret parasysh edhe vlera e tregut të tyre”, ka thënë Lera.

Artikulli paraprakTrump më puthi 2 minuta një mëngjes para 11 vitesh në katin e 24… i kanë paguar kredinë e shtëpisë për akuzën
Artikulli tjetër“Transparency International”: Shqipëria në dy vendet më të korruptuara të Europës