Nesër Meta takon Berishën për pazarin e Ramës me Greqinë për faljen e detit

Me anë të një shkrese zyrtare të dorëzuar këtë të mërkurë në Presidencë, Ministria e Jashtme kërkon nga Ilir Meta plotfuqishmërinë për negociatat e detit me Greqinë. Pas kësaj kreu i shtetit, Ilir Meta ka nisur takimet me ish-presidentët për t’u konsultuar në lidhje me këtë çështje të ndjeshme për opinionin shqiptar.
Burime nga Presidenca, kanë bërë të ditur se edhe ish-Presidenti Sali Berisha ka pranuar ftesën e Metës.
Ende nuk dihet ora e saktë e takimit, por ish-Presidenti Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për konsultime, në lidhje me marrëveshjen që kërkon të nënshtruajë qeveria me Greqinë.
Një nga pikat e nxehta të kësaj marrëveshja është ndarja e detit, ku pala shqiptare deri më tani i ka dhënë Greqisë, 22.1 kilometra.

Artikulli paraprakBujar Asqeriu ja plas në fytyrë Kumbaros: Tundu ministre tundu, nuk jemi tregtar specash
Artikulli tjetërRita Ora vjen në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë