Nënkryetari i PD: Në Foltore janë bashkuar ata që urreheshin në parti, do shqyejnë njëri-tjetrin! Nëse Berisha tërhiqet, për 6 muaj zgjedhje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, në një intervistë tha se te Rithemelimi janë bashkuar të gjithë ata që dikur urreheshin në PD.

Lëvizje pa integritet e quajti kalimin e Gazment Bardhit me deputetët që e mbështesin te Foltorja e Berishës.

“S’ka konsistencë, qëndrueshmëri. Nuk flitet më për integritet këtu. Mund ta kenë pasur por tashmë nuk e kanë më sepse nuk ka ndryshuar ajo për të cilën u vendosën përballë Berishës. Berisha theu statutin e partisë për të marrë partinë. Kur Basha i cenoi interesin Berishës kur mori gjysmë mendimi që e pezullonte përkohësisht nga grupi, Berisha u tërbua. Arsyeja e dytë ishte Berishizmi. Të gjithë e kuptuan se nga Everizmi kaluan te Ramizizmi dhe më pas te Berishizmi. Në momentin që dolën dhe kundër Berishizmit. Unë kam mbajtur flamurin e anti-berishizmit. U bë një kuvend i 18 dhjetorit i shkëlqyer”, tha ai.

Në këtë kuadër Bejko nënvizoi se janë të paktë ata që janë larguar nga Berisha dhe nuk i janë bashkuar përsëri.

“Në 33 vite të gjithë ata që i janë larguar Berishës, kur i ka sulmuar Berisha edhe i ka rrahur ata janë larguar prej tij, por kur kur kanë dështuar si qen të rrahur kanë ardhur dhe i janë bashkuar Berishës. Që nga 90 e deri më sot. Janë shumë të paktë ata që i janë larguar Berishës dhe nuk i janë bashkuar përsëri”, tha Bejko.

Më tej Bejko tha se nëse Berisha tërhiqet tha se për 6 muaj ka zgjedhje të parakohshme prej të cilave PD sipas tij del fituese.

“Sikur Berisha të tërhiqet opozita futet në një dimension të ri dhe i fiton zgjedhjet, sado patronazhistë të angazhojë Rama. Nëse Berisha tërhiqet për 6 muaj zgjedhje të parakohshme. Berisha nuk ka dëmtuar vetëm PD me aktin që bëri por demokracinë shqiptare sepse ka lënë vendin pa opozitë. Ne u tregojnë shqiptarëve se tre ose katër oligarkë Rama dhe Berisha i kanë të përbashkët. Vetë Gaz Bardhi ka akuzuar Flamur Nokën”, u shpreh Bejko.

Ndërkohë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë “ulur armët”, Bejko hodhi poshtë aludimet se ata po shkojnë drejt një marrëveshje:

“Nuk ka marrëveshje Berisha Basha. Nëse ka ajo do merret vesh. Tani të presim a do vërtetohen teoritë konspiracioniste. Amoralitet të theksuar politik. Atyre u intereson të thonë se jemi në negociata me Bashën sepse duan të hutojnë mbështetësit tanë. Berisha i serviret auditorit siç do auditori ta dëgjojë atë. Nëse auditori do të gënjehet Berisha i gënjen nuk e ka problem. Nëse deri dje e ka sharë me libër shtëpie dikë, në momentin tjetër që ka interes të ngre në qiell”.

Artikulli paraprakA do guxojë Lindita Nikolla të njoh për kryetar grupi të PD, Zëvendës/Nongratën Bardhi?!
Artikulli tjetërSkema për Bujqësinë/ Ekspertët: Mbështetja nuk shkon tek fermeri, s’i afrohemi rajonit