Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku, pret në seli delegacionin delegacionin nga parlamenti anglez

Sot në selinë e Partisë Demokratike nënkryetari i Partisë, Z. Kreshnik Ҫollaku priti delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, ku pjesëmarrës ishin deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Anglez, Znj. Wendy Morton, Z. John Grogan dhe Z. Stephen Gethins.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi situatën politike shqiptare, Partinë Demokratike dhe prioritetet e saj për vitet në vazhdim, Parlamentin, Partitë Politike, Shoqërinë Civile dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, si dhe mbështetjen e dhënë nga Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) për Parlamentin dhe partitë politike.

Në fjalën e tij Z.Ҫollaku theksoi se marrëdhënia me Mbretërinë e Bashkuar është strategjike për sigurinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Rajonit.

Gjithashtu, ai prezantoi agjendën politike të Partisë Demokratike, boshtin e sa euro-atlantik, mbështetjen pa asnjë rezervë ndaj SPAK, si dhe luftën pa kompromis ndaj aktorëve të korruptuar në vend.

Z. Ҫollaku theksoi se prania e shtuar e Mbretërisë së Bashkuar është esenciale për paqen dhe stabilitetin në Rajon.

Partia Demokratike garanton partneritet të plotë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

IMG 20240326 WA0008

IMG 20240326 WA0009

IMG 20240326 WA0010

IMG 20240326 WA0011 1

Artikulli paraprakKryetari i PD, Lulzim Basha, takim me Mireille Clapot, nënkryetare e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Kërkova mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës
Artikulli tjetërBasha në Paris, takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Situata e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa në qendër të bisedës. Franca të mbështesë Kosovën për në KiE