Negociatat PS-Rithemelim, Alibeaj: Pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të Ramës dhe Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka reguar në lidhje me takimin e zhvilluar mes kryetarëve të grupeve parlamentare dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për të negociuar rikthimin e jetës parlamentare.

Alibeaj tha se është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa shtoi se nëse kjo është e vërtetë, është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.

Gjithashtu ai tha se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës.

Reagimi:

Dy sqarime që publiku ka nevojë t’i dijë lidhur me negociata sekrete apo marrëveshje okulte të përfolura në media:

PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare. Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.

2. Në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës

Artikulli paraprakLapardhaja: Deri dje akuzonin PD-në se e ka marrë peng Rama, sot zëdhënësi i ‘non gratës’ ulet në bisedime me PS-në
Artikulli tjetërShpërthimi në Lushnje! Avokati: Ja sa vite burg rrezikon deputeti