Në Shqipëri mungon solidariteti shumë më tepër se në Kosovë”, pedagogu Mile: Kemi një shoqëri me një nivel të lartë hipokrizie

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, pedagogu i filozofisë, Klementin Mile i ftuar në “Open” në News 24, tha se politikanët në Shqipëri kanë ndërtuar një sistem që nuk i besojnë as vetë.

“Ne jemi në këtë situatë sepse të parët që kanë ikur janë vendimmarrësit politikë në gjithë këto vite. Kanë krijuar një sistem që nuk i besojnë as vet. Krijojnë spitale por nuk kurohen në këto spitale. Krijojnë institucione arsimore, por fëmijët e tyre i çojnë jashtë.

E gjithë shoqëria është e tillë. Ka një nivel të lartë hipokrizie dhe kur e sheh nuk të bën të lumtur dhe realiteti është fals dhe njerëzit e përjetojnë dhe reagojnë.

Si reagojnë? Ikin! Ky është një problem i madh që qëndron në thelb të braktisjes së vendit nga shqiptarët. Nuk e braktisin vetëm të varfrit. Në Shqipëri mungon solidariteti shumë më tepër se në Kosovë”, tha ai.

Artikulli paraprakPresidentja Osmani intervistë për Zërin e Amerikës: Kosova nuk kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Artikulli tjetërInvestigimi për Engjëll Agaçin, gazetari italian i “Rai3” i përgjigjet Ramës: Të dielën e ardhshme do të publikojmë fakte të reja për…