“Ne nuk dorëzohemi”- Zbulohet kënga e fushatës të Partisë Demokratike

Kryesuesja e listës së PD për Këshillin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga ceremonia e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike në pallatin e sportit Farie Hoti në Tiranë, ditën e martë më datë 18 prill.

Papa tha se kënga e fushatës do të jetë “Never give up” nga SIA, teksti i së cilës sipas saj i shkon për shatat kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko por dhe të gjithë atyre simpatizantëve që u qëndrojnë fort parimeve të së djathtës dhe që nuk dorëzohen.

“Do kemi një këngë, është kënga “Never give up”, i shkon edhe profilit të zotit Bejko por dhe pjesës tjetër që i ka qëndruar parimeve të së djathtës. Ne nuk dorëzohemi! Do thoja strukturat e PD-së pas goditjes së zotit Berisha, e cila ishte një goditje e fortë, kanë pasur shpërbërje të strukturave, një pjesë ka shkuar me zotin Berisha dhe një pjesë ka qëndruar. Por ka pasur dhe struktura që kanë ikur të gjitha, por ato janë riorganizuar. Kemi qenë në punë dhe është shtuar intensiteti i takimeve dhe i parashtrimit të programit të PD-së.

Artikulli paraprakSonte Natë e Kadrit, disa sekrete që fsheh kjo natë e shenjtë
Artikulli tjetërPapa: Frymëmarrje për Tiranën i shkon për shtat problematikave të shumta