Ne kemi vetëm një kundërshtar dhe ai është kundërshtari i të gjithë dibranëve, të gjithë shqiptarëve nga Jugu në Veri, Edi Rama

Nga Luan Haka, kandidati i PD për bashkinë Dibër

Miq. Të nderuar patriotë të mi.

Të dashur dibranët demokratë, të majtë, e apolitikë

Sfidën e zgjedhjeve të 6 Marsit e pranova pikësëpari si një thirrje zemre dhe detyrë qytetare për ti dalë të gjithë së bashku për zot Dibrës sonë, që ta kthejmë atë në një qytet me shpresë e me zhvillim. Prej mëse tetë vitesh Peshkopia dhe fshatrat tonë, me natyrë dhe resurse të jashtëzakonshme po varfërohen gjithnjë e më thellë nga qeverisja e Edi Ramës. Rinia po ikën, bizneset e vogla mbyllen për ditë, të tjerë janë në prag falimentimi, papunësia rritet në mënyrë rrufeshme, çmimet dhe taksat po bëhen të papërballueshme dhe shkollat e shëndetësia po kthehen shërbime gjithnjë e më të shtrenjta për buxhetet e familjeve dibrane. PD dhe unë, si kandidat për kryetar bashkie, kemi një program ambicioz dhe të realizueshëm për të dalë nga kjo krizë e thellë dhe e gjithanshme. Për ta realizuar këtë mision zgjedhjet e 6 Marsit duhet ti konsiderojmë një betejë për të ardhmen, një betejë për ti dhënë besim fëmijëve dhe të rinjve tanë, se në Dibër mund të jetohet. Ne nuk e kemi betejën mes nesh, sepse PD është një frymë dhe ideal i pandarë në misionin për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës nga kapja e krimit dhe e korrupsionit në pushtet. Fitoren këtë radhë e kemi qëllim për një kauzë madhore, mes nesh që e duam dhe na dhemb Dibra jonë dhe atyre që po i shfrytëzojnë resurset natyrore vetëm për xhepat e politikanëve dhe oligarkëve të pushtetit. Ne kemi vetëm një kundërshtar dhe ai është kundërshtari i të gjithë dibranëve, të gjithë shqiptarëve nga Jugu në Veri, Edi Rama dhe kandidatët e tij në këto zgjedhje lokale. Çdokush që mendon dhe punon në të kundërt të këtij qëllimi, atëherë nuk ka lidhje me Dibrën, nuk i do demokratët, por përpiqet për interesat dhe përfitimet e politikanëve të mbrapshtë, që po mbajnë peng stabilitetin e vendit tonë

Të jemi të gjithë bashkë

. #Me përkushtim për Dibrën, #Në shërbim të dibranëve

Artikulli paraprakKandidati i PD për bashkinë Dibër, Luan Haka takime me banorët e Maqellarës: Asnjë investim në bujqësi, blegtori dhe zhvillimin e ekonomisë agrare. Bashkë do ta kthejmë Dibrën një zonë me stabilitet dhe shpresë
Artikulli tjetër“Me shumë dashuri për Durrësin”, kandidati i PD-së për bashkinë Durrës, lule për bashkëshorten dhe qytetarët