Ndryshim i sistemit elektoral? PD kërkon lista të hapura!

A duhet të ndryshojë sistemi elektoral apo jo? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje kanë nisur punën ekspertët e partive politike pranë Komisionit të Reformës, të cilët po përgatisin propozimet ligjore për t’ia paraqitur deputetëve për diskutim.

Përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa thotë: Kemi para subjekte qe kane marr nga 30 mije vota, dhe s’kanë nxjerrë asnjë deputet apo kanë marr 100 mije vota dhe kanë nxjerr katër deputet, ne me proporcional kombëtar, mendojmë qe barazia e votës për çdo subjekt zgjidhet një herë e mirë.

Ekspertët duhet të përgatisin amendamentet edhe sa i takon herësit brenda listës së kandidatëve për deputet, të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar. Nëse demokratët janë që lista e deputetëve të hapet 100%, socialistët mendojnë se pragu për të kaluar nga pjesa humbëse në atë fituese krijohet natyralisht me numrin e votave që duhet për të fituar mandatin e deputetit.

Indrit Sefa: Herësi është shfuqizuar nga GJK. Ne pretendojmë te mos kemi herës fare, por të kemi lista 100 për qind te hapura, dhe fryma e GJK, është kjo që vota preferenciale e qytetarëve për të zgjedhur preferencën e tyre. Të gjithë forcat duhet të reflektojnë për të pranuar listat e hapura.

Çështja tjetër të cilën duhet të trajtojnë palët në tryezën e reformës është votimi dhe numërimi elektronik, për të cilin qëndrimi serish nuk është i njëjtë.

Indrit Sefa: Është e nevojshme qe votimi dhe numërimi elektronik te shtrihet gjithë vendin. Pasi 2021 patëm 87 mijë vota te pavlefshme qe praktikash janë 8 deputet qe është numër i jashtëzakonshëm i vota te pavlefshme. Votimi dhe numërimi elektronik nuk nxjerr vota te pavlefshme. Elektronika e bën me te thjesht votimin parapëlqyes.

Propozimet e tyre për komisionin e reformës, ekspertët duhet t’i paraqesin përpara datës 15 mars ku duhet të përfshijnë edhe çështjen e votës së diasporës, për të cilën të dyja palët ndajnë mendim se ajo do të duhet të realizohet.

Artikulli paraprakMësime nga 25 vitet e para të Euros
Artikulli tjetërMasakra e 4 shkurti në Tiranë sipas autorëve, biseda e Kadri Cakranit me Xhafer Devën