Ndeshjet e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit mbeten dobësia e Messit

Barcelona do ta kërkojë një vend në finale të Kupës së Mbretit sonte, mirëpo sfida më e madhe për Lionel Messin do të jetë ta mposhtë sfidën e tij më të madhe: ndeshjet kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit.
Gjatë gjithë periudhës së Ernesto Valverdes në Camp Nou, gjithmonë ka qenë Messi ai që e ka shpëtuar Barcelonës, kur klubi katalonas e fuste veten në rrëmuja të thella, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Messi nuk ka arritur të shënojë asnjëherë gol kundër Real Madridit në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Kupës së Mbretit. Gjatë karrierës së tij, Messi ka luajtur në shtatë “El Clasico” në kuadër të kësaj gare.
“Los Blancos” kanë qenë viktimë e brilancës së Messit plot 18 herë gjatë karrierës së argjentinasit, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Por, në ndeshjet e Kupës së Mbretit, madrilenët kanë shpëtuar nga argjentinasi.
Gjatë gjithë karrierës së tij me Barcelonës, Messi është përballur me 24 klube të ndryshme në Kupën e Mbretit dhe nuk ka arritur të shënojë vetëm kundër dy prej tyre.
Njëri nga këto dy klube është Real Madridi, ndërsa tjetri është Gramanet, kundër të cilëve kishte luajtur më 2 nëntor të vitit 2004, në njërën ndër ndeshjet e tij të para për ekipin e parë të Barcelonës, që atëherë drejtohej nga Frank Rikjaard.
Messi e ka shijuar triumfin në Kupën e Mbretit vetëm një herë në “Santiago Bernabeu”, në sezonin 2011/2011.

Artikulli paraprakUnë “agjenti” i Trump kundër regjimit të Tiranës
Artikulli tjetërDembele – Vinicius: E ardhmja e “El Clasicos”