Ndeshje dinjitoze për Elseid Hysajn/ Shikoni notën dhe statistikat e shqiptarit

Elseid Hysaj zhvilloi një paraqitje dinjitoze në triumfin 0-1 që skuadra e Lacios arriti në transfertë ndaj Xhenoas. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua nga trajneri Tudor, në minutën e 36-të të sfidës duke zëvendësuar Laxarin e dëmtuar.

Hysaj qëndroi në fushë 54 minuta plus shtesat, teksa u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari nuk fitoi vetëm 1 duel ajror me kundërshtarët, si dhe regjistroi 82 % të pasimeve të sakta. Gjithashtu Hysaj në këtë përballje bëri edhe 2 ndërhyrje deçizive si dhe dy pasime kyçe.

hysaj 1

Artikulli paraprakShmangia e mëngjesit rrit rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje e zakonshme
Artikulli tjetërOrganizatorët olimpikë zbulojnë strategjinë për përdorimin e inteligjencës artificiale në sport