Ndërtimi i autostradës së re Thumanë-Kashar, banorët ngrihen sërish në protestë: Firma ka devijuar projektin

Banorë të fshatrave Bilaj dhe Murqinë janë kanë protestuar mëngjesin e sotëm në lidhje me punimet që po behën për autostradën e re Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen se ata nuk janë kundër rrugës e zhvillimit dhe nuk i janë bërë pengesë as shtetit e as firmës, e cila ka mbi një vit që punon pa asnjë leje e pa asnjë rregull, por sot thonë ata firma ka devijuar projektin sipas dëshirës duke bllokuar rrugët 300 vjeçare të këtyre fshatrave prej rreth 2500 banorësh.

Gazetari Juli Shota bën me dije për BalkanWeb se banorët shprehen se nuk ka pasur asnjë konsultë nga ana e firmës, A.RR.RR.SH apo ministrisë së transporteve me komunitetin e këtyre fshatrave që dëmtohen më shumë nga të gjithë.

Firma përpos të gjitha rrugëve të fshatit që ka shkatërruar, ndotjes së pamase, etj, sot ka bllokuar dy rrugët kryesore, një prej të cilave është aks kombëtar duke mos lënë nënkalime apo mbikalime për fshatin e fshatarët të cilët nesër do jenë të detyruar të përshkojnë kilometra të tëra për të shkuar te tokat, pasi autostrada e ndan fshatin në dy pjesë, madje nxënësve të fshatit Murqinë të cilët shkollën e bëjnë në Bilaj do i shtohet kosto e biletës pasi kilometrat që do i shtohen do jenë shumë.

Ata kërkojnë një nënkalim në mënyrë që jetesa e tyre të mos vështirësohet e kostot e tyre të mos shtohen, gjithashtu kërkojnë që firma të risistemojë të gjitha rrugët që ka shkatërruar e dëmin që ka sjellë për këtë zonë.

Artikulli paraprakKthupi: Deklaratat e Arben Ahmetajt mund të jenë interesante vetëm nëse ndodh ky skenar! Por rrezikon të mos përfitojë azil politik
Artikulli tjetërMyshketa: Pallati në Durrës rrezikon të kthehet në varrezë masive