Ndërron jetë pronari i spitalit “Hygea”

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare biznesmeni i njohur grek Andreas Vgenopoulos. Shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Vgenopoulos është i njohur edhe në Shqipëri, pasi pjesë e investimeve të tij është edhe spitali i njohur privat “Hygeia”.
Madje në ceremoninë e inagurimit të tij 6 vite më parë ai ndodhej në Shqipëri, i shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha. 63-vjeçari ishte një prej biznesmenëve më të mëdhenj të Greqisë në këto 10 vitet e fundit.
Zotëronte aksione të klubit të futbollit “Panathinaikos”, si dhe ishte pronari i kompanisë ajrore “Olympic Airlines”. Në vitin 2012, Vgenopoulos u akuzua si njeriu që shkaktoi krizën bankare të Qipros.
Ndaj tij s’kanë munguar as akuzat për praktika kreditimi korruptive, por që ai i ka mohuar vazhdimisht.

Artikulli paraprakFoto e kamionëve me dru në pikën kufitare të Kakavijës
Artikulli tjetërQeveria, 1 miliard lekë për 5 mijë ish-ushtarakë