Ndarja nga jeta e ish-eurodeputetit Kukan, Basha: Shqipëria humbi një nga miqtë e saj më të shquar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jetë të ish-eurodeputetit Eduart Kukan.

MESAZHI I BASHËS
Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut tim të dashur Eduard Kukan. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në të gjithë Evropën. Eduard Kukan ishte një europian i madh dhe një avokat i jashtëzakonshëm i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe dekriminalizimit, që humbi sot një nga miqtë e saj më të shquar. U preftë në paqe.
Artikulli paraprakSalianji-Berishës: Je përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama
Artikulli tjetërSfida reale e PD-së e tejkalon 6 marsin