Ndalim të zyrtarëve të Kosovës për të qarkulluar në veri? KFOR del me deklaratë pas reagimeve në rrjetet sociale

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO, me një komunikatë dërguar, mediave dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës, janë të pabaza.

Në komunikatën e KFOR thuhet se ai “nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”.

Artikulli paraprak“Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike”/ Alibeaj: Nëse ministri me arrogancë thotë se do të sigurojë vota, kjo është t’i shpallësh luftë SPAK-ut dhe GJKKO-së
Artikulli tjetërBERZH: Qeverisja e Ramës është përkeqësuar, Shqipëria shumë pas BE-së