NATO stërvitje në ishullin e Sazanit, Forca Detare: Nuk lejohen lundrimet përreth

Ditën e sotme në ishullin e Sazanit, forcat e NATO-s bashkë me ato shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3”.

Në kuadër të programit të stërvitjes, sot dhe nesër do të ndalohet lundimi rreth ishullit të Sazanit. Forcat Detare njoftojnë se të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Komanda e Forcës Detare, ju vëmë në dijeni se gjatë periudhës 30-31 tetor 2023 Forcat e Armatosura të R.SH-së në kuadër të programit të stërvitjeve të NATO-së do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” në ishullin e Sazanit dhe përreth tij.

Stërvitja e përbashkët “NEPTUN STRIKE 23-3” do të zhvillohet në periudhën 30-31 tetor 2023.

Të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit të

Sazanit dhe pranë mjeteve lundruese ushtarake të NATO-s gjatë periudhës 30-31 tetor 2023.

Për sa më sipër, ju lutemi të merrni masa për shmangjen e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar.

Artikulli paraprak“Nuk janë minoritarë”, Bido prezanton studimin e tij në Himarë: Vetëdeklarimi si ‘grekë’, përmes nacionalizmit politik po tentohet të…
Artikulli tjetërVetmia të sëmur, por a shkakton edhe Parkinsonin?