Naftë kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë, sekuestrohen 163 mijë litra në Portin e Ravennas

Autoritetet italiane në Portin e Ravennas kanë sekuestruar ditën e sotme një sasi rekord karburanti që vinte nga Shqipëria. Bëhet fjalë për 163 mijë litra naftë ose 5 cisterna me naftë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave policia ka nisur hetimet menjëherë. Autoritetet italiane kërkojnë të dinë sesi është futur kjo sasi nafte në port, kujt i përket dhe kujt do t’i dorëzohej.

cisterna nafte

Artikulli paraprakI Sëmuri tmerron fëmijët kudo që shkel: “Unë jam gogol”… (Foto)
Artikulli tjetërIsh-deputetja publikon fotot e pallatit në Lezhë: U desh ta vizitonte kryetari i PD që ekspertët ta vlerësonin dhe t’i vinin shiritin