Murinjo: Nuk e di kur do të kthehet Pogba

Paul Pogba është duke munguar për “Djajtë e Kuq” që nga fillimi i shtatorit, kur u lëndua kundër Baselit në Ligën e Kampionëve. Që nga ajo kohë, United nuk ka dhënë një datë të caktuar për kthimin e francezit, këtë nuk e di as Jose Mourinho. “Nuk ia kam idenë “se kur do të rikthehet”, tha Mourinho.
“Sinqerisht, nuk mund të kontrolloj rikuperimin e tij. Ai nuk po stërvitet me ne. Ai po stërvitet i vetëm, po bën punë individuale dhe përderisa është jashtë grupit, nuk mund ta di se kur do të kthehet”, shtoi portugezi.

Artikulli paraprakEtapa e re James Rodriguez
Artikulli tjetërMorata: Nuk do ta kisha lënë kurrë Italinë dhe Juventusin!