Muret të lyer me benzinë/ Pamjet nga banesa që iu vu flaka në Berat, si shpëtoi i moshuari

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesnatën e djeshme në qyteti ne Beratit, ku një vilë 3-katëshe u përfshi nga flakët.

Banesa ku ra zjarri është në pronësi të shtetasit Shahin Qato, i cili ndodhet në emigrim, por brenda saj jetonte babai i tij i moshuar. Fatmirësisht, i moshuari ka arritur të dalë i padëmtuar, teksa zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas policisë, flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës, ku në fakt muret e banesës ishin të lyer me benzinë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik ndërsa kanë nisur hetimet për të gjetur autorët që mund të jenë filmuar nga kamerat e sigurisë në lagje.

Artikulli paraprakEvenimenti i 33-vjetorit të themelimit të PD-së, një festë ku mbizotëroi arsyeja, reflektimi dhe politika
Artikulli tjetërÇollaku: Vendimi i Gjykatës së Lartë do t’i japë fund diskutimeve për çështjen e PD