Mourinho dorëzohet para milionave të Manchester City

Manchester United i thotë praktikisht lamtumirë titullit në Premier League, pas barazimit me Burnley (2-2). “Djajtë e Kuq” janë 12 pikë prapa Manchester City dhe mund të jenë 15 të tilla, nëse Guardiola mund Newcastle. “Nuk jam i lumtur me rezultatin, por jam i lumtur me lojtarët e mi”, komentoi José Mourinho. Trajneri portugez beson se Manchester United duhet të shpenzojë më shumë para, në qoftë se do të ruajë nivelin e ekipit të udhëhequr nga Guardiola: “Manchester City ka blerë mbrojtës me çmimin e sulmuesit. Nuk mjafton, nuk është e mjaftueshme, tha ai lidhur me 286 milionë paundët, që Manchester Unitedi ka shpenzuar në merkato që prej mbërritjes. Kur thoni një klub si Manchester United, a mendoni se Milani, Real Madridi dhe Interi nuk janë aq të mëdhenj sa ne? Duhet të bëjmë dallimin mes klubeve të mëdha dhe ekipeve të mëdha të futbollit. A nuk është Tottenham një klub me histori të njëjtë si ne? Arsenali dhe Chelsea, nuk kanë përgjegjësi për ta fituar titullin?”.

Artikulli paraprak11 muaj pa rroga, 1 mijë punonjës drejt Tiranës
Artikulli tjetërConte feston rikthimin e Moratas me gol