Motra e Ronaldos fut në telashe familjen, nisin hetimet

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet djali 10-vjeçar i “yllit” të Juventusit mbi një motor uji (jet ski) në Paul do Mar, në jug të ishullit Madeira.

Edhe pse e ka fshirë shumë shpejt videon, nuk u ka shpëtuar syve të mprehtë, që e kanë ruajtur menjëherë. Autoritet në Portugali kanë hapur një hetim për rastin në fjalë, pasi është e pakonceptueshme që një djalë 10-vjeçar të ngasë një motor uji, pasi, përveçse jetën e tij, rrezikon edhe të të tjerëve.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, gjobat për personat që ngasin pa licencë mjete të tilla ujore shkojnë nga 13 mijë deri 67 mijë dollarë.

Shefi i policisë lokale, Guerreiro Cardoso, ka konfirmuar se ka nisur një hetim, pavarësisht se videoja u zhduk shumë shpejt nga rrjetet sociale, duke kujtuar se për të patur patentë për motorët e ujit është e detyrueshme të jesh në moshë madhore (që sigurisht është shumë më tepër se 10 vjeç). /SS/

1 1

Artikulli paraprakVideo/ Grida Duma denoncon me fakte braktisjen e qytetarëve nga qeveria: Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij dhe…
Artikulli tjetërRonaldo nuk dëshiron të lëvizë nga Juventusi